Operacioni kundër kanabisit, reagon Lleshaj: Në pranga edhe dy policë…

Shqipëria

Operacioni kundër kanabisit, reagon Lleshaj: Në pranga edhe dy policë…

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:48
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në vendin tonë, ku kanë rënë në pranga të paktën 19 persona për drogë.

Lleshaj shkruan se nga ky operacion i rëndësishëm janë arrestuar edhe dy policë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Më tej Lleshaj shton se policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë.

Ministri Lleshaj në fb:

Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale.

Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik.

Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat