Reforma zgjedhore, Basha: Jemi për një maxhoritar të pastër me lista të hapura

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Basha: Jemi për një maxhoritar të pastër me lista të hapura

Më: 20 maj 2020 Në ora: 21:10
Lulzim Basha

Në mbyllje të protestës së dytë të thirrur kundër vendimit për shembjen e teatrit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga mediat për reformën zgjedhore.

Basha tha se është pro listave të hapura dhe për ndryshim sistemi.

“PD dhe opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore. Ajo që ndodhi në 17 maj ishte se PS ka hedhur në herë besimin. Nuk kam parë asnjë sistem amerikan për reformën zgjedhore.

Ne do jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi. Për maxhoritar të pastër. Për kufizim të mandateve të deputeteve, të kryeministrit, Por asgjë s’do të ketë kuptim që në krye të jetë kjo qeveri hajdute.”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat