“Injorant, budalla”, sherr në emision mes Arjan Çanit dhe aktorit Imami

Shqipëria

“Injorant, budalla”, sherr në emision mes Arjan Çanit dhe aktorit Imami

Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:51
Çani dhe Imami

Gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Të ftuar në emisionin “Open”, teksa po diskutonin në lidhje me Teatrin Kombëtar, Çani tha se nuk duhej shembur, ndërsa Imami të kundërtën.

Lidhur me këtë mendim, Imami i tha Çanit që ai është injorant në këtë fushë. Gazetari e akuzoi se aktori kishte marrë ndodnjë gjë nga qeveria dhe prandaj kishte dalë të mbronte në studio. Ndërsa gazetarja Eni Vasili, u kërkoi të pushonin dhe të mos ofendonin.

Pjesë nga debati

Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….

Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….

Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?

Arian Çani: Unë nuk I futem dot këtij debate fare

Artan Imami: Po se injorant

Arian Çani: Jo, jo ju lutem pa fyerja

Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant

Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu

Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë

Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos edel e kundërta

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tëndmë lër dreqi e mori të flas…

Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…

Arian Çani: Po të qesh dynjaja…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat