Shqiptari që vrau studenten greke përdhunohet në burg, portalet në Greqi: U zgjua në vend tjetër, pa pantallona e mbathje

Shqipëria

Shqiptari që vrau studenten greke përdhunohet në burg, portalet në Greqi: U zgjua në vend tjetër, pa pantallona e mbathje

Më: 21 maj 2020 Në ora: 07:15
Aleksandër Luca

Mediat greke vazhdojnë të shkruajnë për rastin e rëndë të përdhunimit dhe më pas të vrasjes të studentes nga Greqia, Eleni Topaloudi.

“Loutraki”, një portal grek shkruan se shqiptari Aleksandër Luca, i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në burgun e Evangelismos, është përdhunuar në qeli nga të burgosurit e tjerë. Media në fjalë nënvizon se i riu nga Shqipëria kishte plagë në pjesën anale dhe mendohet se kanë ardhur, për shkak të një “përdhunimi të pazakontë”.

Zbulimi i përdhunimit të 19-vjeçarit të akuzuar në vrasjen e studentet 21-vjeçar Eleni Topaloudi në Rodos është bërë nga mjekët e burgut.

I riu nga Shqipëria Luca ka thënë se është dhunuar nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ndaj tij ishte ushtruar dhunë edhe në burgun e Avlonës, ku ishte më herët.

Shqiptari ka deklaruar përpara mjekëve se mund të ishte përdhunuar, pasi ishte zgjuar në një vend tjetër, pa pantallona e pa mbathje. Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat