Teatri Kombëtar, si ndërtesë, nuk është më! Tirana, ka humbur indetitetin dhe dinjitetin!

Shqipëria

Teatri Kombëtar, si ndërtesë, nuk është më! Tirana, ka humbur indetitetin dhe dinjitetin!

Nga: Beqir Sina Më: 21 maj 2020 Në ora: 07:24
Shembja e Teatrit

Çështja e prishjes ose mos prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, mori fund. Data 17 Maj 2020, hyri në kaledar, për t’u bër pjesë e historisë së kryeqytetit Tiranës, një histori e gjatë kjo që nisi prej vitit 1938 -1940, me kohën e Mbretit dhe italinë, dhe, deri në ditën e prishjes – rrënimit të Teatri Kombëtar, nga bijtë e komunizmit.

Teatri Kombëtar, si ndërtesë, tashmë nuk është më! Dhe, është pothuajse e pamundur, të flitet se kur do të ngrehet përsëri Teatri Kombëtar, si do të ngrihet dhe ao do të ruaj ndopak atë indetitetin e tij .

I prishur mes një dhune policore, dhe në 4:30 të mëngjesit rrënimi i tij, ishte shfaqja më e shëmtuar e kohës.

Image

E cila patjetër është një goditje në simbolikë për të thënë që nuk do të ketë Teatër të vjetër më aty... Është një goditje simbolike që do të thotë se “unë bëj të fortin”. Është një goditje për të treguar se unë, bëj edhe Enver Hoxhën, që kishte filluar terrorin e pashembullt pikërisht nga ky teatër, me gjyqet e vitit 1945, kur përfundoi spastrimin e kundërshtarëve të tij politikë. Ose, kur rrafshoi me rininë e athershme, kishat e xhamia, teqet e tjer.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, tani është qyteti i vetëm në botë, pa indetitet,pa dinjitet! ..., në se do të shohim betonizmin e tij dhe se si po pirshen një e nga një ndërtesat që ishin dhe krenaria e kryeqytetit.

Mirëpo, çfarë mund të presësh! nga Edi Rama, dhe Erjon Velija, kur Tiranës, tani më si e kan nisur këta të dy, nuk po i ngelet më as edhe një shenjë e indetitetit dhe dinjitetit të saj- nga ajo si u ndërtua Tirana.

Në radhë të parë siç kanë thënë shumë veta, çdokush e dëshiron një Teatër të ri – dhe kjo do të ishte çmenduri në se do ta kundërshtonte dikush – Por, që të prishësh një ndërtesë që duhej të ishte si monument kulture, është çmenduri! Dhe, pikë!

Gjithsesi, pyetja ime është: Pse e rrënuan ndërtesën e teatrit për të bërë ndërtime aty, kur ende Tirana, në qendër ka plot hapësira? Pse pikërisht aty? Pse në këtë kohë pandemie? Nga ana e masave dhe asaj që po përjetojnë shqiptarët, kjo nuk kuptohet lehtë. Pse në orën 4:30 të mëngjesit? Pse me qindra policë të armatosur, dhe me dhunë?

Pastaj, pse i përçatë, artistët edhe vetë trupën artistike e aktorëve, “në tanët,(të majt të PS) dhe, të atyre( të djatht të PD)”. Mbasi goditje nuk ka marr tani vetëm trupa e aktorëve, goditje ka marrë edhe vetë arti kombëtar shqiptar.

Ndërtesa e teatrit është rënia e fundit. Sepse, me prishjen e ndërtesës ra arti shqiptar, ra drama shqiptare, ra trupa e aktorëve, ra kultura artistike e popullsisë, ra kultura e qytetit, ra arkitektura dhe vlerat e së kaluarës, ra trashëgimia kulturore.

Prishja e Teatrit, në këtë kohë dhe me dhunë, është treguesi i skizofrenisë : Rama - Veliaj. Dy fytyra, që mbretërojnë sot televizionet dhe median shqiptare, bëjnë propogandë si në politikë, si në publikë, non stop.

A e dini se në mes të Dallas-it, është një “kasolle” një shtëpi e vogël druri – e quajtur “John Neely Bryan Cabin”

Image

 

 

Ku është vendosur një pllakë ku shkruhet : “Nëse nuk e dini historinë pas saj, duke parë një kasolle të vjetër në mes të një ambienti urban të mrekullueshëm - mund të duket e çuditshme. Sidoqoftë, gabimet e historisë nuk duhet të humbasin “John Neely Bryan Cabin”, e cila është një kopje e vogël, me një dhomë, e shtëpisë së parë të qytetit. John Neely Bryan, është ai i cili themeloi Dallas-in, në fillim të viteve 1840, ndërtoi kabinën e tij( kasollen e drurit) pranë lumit Trinity me shpresën për krijimin dhe zhvillimin e një vendbanimi të përhershëm në Teksasin e Veriut.

Megjithëse ka qenë një temë e nxehtë debatimi në të kaluarën, “John Neely Bryan Cabin”, tani është vendosur në mes të qytetit Dallas, që të tregojë se vendbanimi prej druri është një ekran, i cili nuk është shtëpia e vërtetë e Bryan, por përkundrazi një kopje që u ngrit në vitet 1930 pasi një përmbytje shkatërroi origjinalin. Kabina është disi i përshtatur, sepse dera është e kyçur dhe mund të shikohet vetëm nga jashtë, por vendndodhja e saj është në Founder Plaza, dhe e vendosur në mes të disa prej atraksioneve turistike më të njohura të Dallas-it, siç është Muzeu i Gjashtë në Dealey Plaza, Gjykata e Vjetër e Kuqe dhe Muzeu i Holokaustit Dallas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat