Debati për Teatrin/ Gjoni: Jeni parlament lëpirësesh; Spiropali: Basha e Monika nuk dinë të lidhin gomarin, jo më vijat e dezhurnin

Shqipëria

Debati për Teatrin/ Gjoni: Jeni parlament lëpirësesh; Spiropali: Basha e Monika nuk dinë të lidhin gomarin, jo më vijat e dezhurnin

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:43
Elisa Spiropali

Çështja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendjen e të gjithëve sot në parlament ndonëse nuk është në rend të ditës. Debate të shumta në sallë nga deputetët e opozitës parlamentare dhe maxhorancës. Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha se opozita i ka ikur gjithmonë betejave elektorale dhe tani ka gjetur teatrin si justifikim për të ikur nga reforma zgjedhore.

“Opozita i ka ikur gjithmonë betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë dhe trupat e tyre nuk janë nën rrënoja. Meqë këto vijat nuk dinë si t’i mbajnë kanë vendosur të braktisin një nga reformat më të rëndësishme. Nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj, ata janë për një teatër të ri. Ata s’kanë kulturë, po s’dinë ku të lidhin si të ligjin gomari. Ajo u kthye në protestë makbethiane e kafshimit të veshit”, tha Spiropali.

Ndërkohë deputeti Gjoni i cilësoi deputetët e PS dhe parlamentin si “lëpirëse”, teksa vijoi akuzat për bashkëpunim me Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën.

“Bravo Rudine. Nga ato që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij.

Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi,”-u shpreh deputeti i opozitës Gjoni, i cili më pas shpërndau lëpirse për deputetët e mazhorancës. Nuk mungoi përgjigjja e Ruçit, e cila fillimisht i ndërpreu fjalën me pretendimin për etikën, ndërsa më pas i tha:

“Në dash mbaj në xhep në dash mbaj në gojë është e drejta jote. Aj që nxorre nga goja nuk është në etikën parlamentare. Në dash fute në goje në dash në xhep. Koha e debatit është për arsye tjetër. Nëqoftëse ke diçka gjë për komisionin zgjedhor të zgjedhjes atëherë flisni.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat