“Hiqni kapelet”, Lleshaj iu përgjigjet protestuesve: Kujtoni 12 marsin e 1996 kur Shqipëria nuk kishte policë, reflektoni

Shqipëria

“Hiqni kapelet”, Lleshaj iu përgjigjet protestuesve: Kujtoni 12 marsin e 1996 kur Shqipëria nuk kishte policë, reflektoni

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:44
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që u shoqërua shembja e Teatrit Kombëtar. Nga foltorja e Kuvendit Lleshaj u ndal tek fakti se ky debat u politizua.

Teksa kthehu përgjigje pretendimeve për ushtrim të dhunës nga ana e policëve, Lleshaj tha se një grup i caktuar tentoi që të realizonte një axhendë politike përmes dhunës. Po ashtu ai u ndal dhe tek kërkesa e protestuesve që policët të ‘hiqnin kapelet’.

“Ditë e fundit jemi bërë pjesë e një debati për çështjen e teatrit. Ishin diskutime pozitive. Ngatërrimi i politikës me teatrin sidomos në ministrinë e Brendshme, nuk është normale. S’mund të ketë kulturë, kur kemi dhunë mes njerëzve. Për sa kohë i jep të drejtën vetes të ushtrojë dhunë. Dhuna monopolizohet nga ai që quhet shtet. Keni targetuar policinë e shtetit, në një diskutim për kulturën, në një absurd konceptual. Policia është parakusht që industria të zhvillohet, kultura të zhvillohet. E keni ndjekur rëniet e shtetit shqiptar disa herë. Një ndër prioritet e mëdha që ndjek si ministër i Brendshëm është që të mundësojmë që ky shtet shqiptar mos të rrëzohet sa herë grupe të caktuara kanë një axhendë politike përmes dhunës. Çfarë duhet të bënte policia në 17 maj? Çfarë duhet të bënte policia gjatë protestave të dhunshme të 2019? Cfarë duhet të bënte policia gjatë tërmetit, apo pandemisë? Çfarë duhet të bënte në 17 maj. Përgjigja për shumë veta nga ata që u bënë protagonist të kësaj ngjarje ishte që të ‘hiqnin kapen’. “Pasi nuk kam arritur të fitojë instrumentet, unë i sulem policisë së shtetit dhe i them se dua të bëj atë që kam ndërmend”. Kjo e çon pas vendin. A e mendoni Shqipërinë pa të, pa policinë?! Nëse mendoni se po, kujtoni 12 marsin e 1997. Do doja të kishte reflektim të madh polik, por dhe shoqëror. Në 17 maj pati konfrontime mes policisë dhe qytetarëve. Kronika regjistroi 7 policë të plagosur në spital dhe asnjë person të lënduar.”, tha Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat