Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artisti i huazuar politikës

Shqipëria

Rama: Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli artisti i huazuar politikës

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:12
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama u ndal te teatrin, koronavirusin dhe akuzat e opozitës.

Ai ka ironizuar duke e cilësuar protestën si një shfaqje të Shekspirit,ku Kryemadhi është Lady Makbeth, ndërsa Basha Hamleti.

Kryeministri Rama: Së bashku me dramaturgun plak dhe komedianin në zyrën e presidencës, këta janë ata. Të kesh një shtëpi se e ndërton vetë se kështu ta ka qejfi, në një katund dhe të jesh i rrethuar nga të tjerë komshi me shtëpi me 2-3-4 kate, je në sarajet e krimit.

Kurse të shpëlash teatrin nga lart poshtë dhe poshtë lart sa në breg dhe kodër në shtëpi që nuk numërohen si në ballkadën e rezistencës të revolucionit. Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin.

Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin. Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat