Murrizi: Ramës i plasi zemra për të shembur Teatrin, Piramidën dhe Presidencën mos i prek se i kanë ndërtuar rusët

Shqipëria

Murrizi: Ramës i plasi zemra për të shembur Teatrin, Piramidën dhe Presidencën mos i prek se i kanë ndërtuar rusët

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:31
Myslim Murrizi

Deputeti, Myslim Murrizi, replikoi me kryeministrin Edi Rama, edhe pse ky i fundit u largua pas fjalimit në Kuvend, lidhur me Teatrin Kombëtar.

Në mungesë të tij, Murrizi i la porosi përmes Spiropalit që Rama siç prishi Teatrin të vazhdojë me shembjen e të gjithë godinave të tjera të vjetra me përjashtim të Piramidës dhe Presidencës.

Vetëm me këto kujdes, tha Murrizi, se i kanë ndërtuar rusët.

Myslim Murrizi: E ruajt Zoti meqë iku,e pashë që u bë ujë me djersë. Më kënaqi shumë që ka filluar të shohë ëndrra me sy hapur dhe ju duka si Sandër Prosi. Me të dhënë të drejtën edhe mua ndonjëherë më dukesh si Skëndërbeu, si Elisës, edhe si Ismaili kur e kam më afër. Unë kam lindur në '68 Kryeministër dhe kam ardhur në Tiranë në '90-tën. Jam krenar se kam ardhur vetë, ju ju ka sjellë mami Sekretare Byroje, ta gëzoni dhe ta mbani me shëndet, unë nuk kam ardhur nga mami. Të kam dëgjuar në fjalim kur është krijuar PD, që the do të varim komunistët në shtyllë, duke filluar nga ndjesë pastë yt atë, pastaj e mohove dhe e harrove. 

Ajo që mora vesh sot unë, shqiptarët se unë e kam ditur me kohë,  është që ju shenjtanë komunikoni me njëri-tjetrin nëpërmjet bizneseve.Të ishte Kadriu gjallë do të thoshte atë që i tha Saliut. U kënaqa që nga kujdesja dhe masat që ka marrë Rama paska shpëtuar dhe Turqinë dhe presidenti i Turqisë e ka falenderuar mbrëmë se po mos të kishe qenë ky virusi do të kishte bërë namin deri në Ankara. 

Doktor i sëmundjeve ngjitëse sot e mora vesh që ishte, këtu aktroi fiks në rolin që ka prej '98, i plasi zemra nga krahërori, i dilte veshka nga vendi, o e prishte Tetarin o s'ka. Më iku, Elisa i thuaj të prishë Muzeun, Pallatin e Kulturës, bashkinë e Erjonit, Ministritë,  vetëm piramidën e udhëheqësit shpirtëror dhe presidencvën, se janë prish me gardianin, se kanë ndërtuar rusët. Aman të keqen Elisa, të gjithë të tjerat rrëzoi në tokë i thuaj se i ka ndërtuar Zogu. Jepja porosi dhe lekët, hajde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat