Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tregon si investitori i vuri në tavolinë projektin e një …

Shqipëria

Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tregon si investitori i vuri në tavolinë projektin e një …

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:49
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Rama ka treguar edhe një histori në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Rama u shpreh se në atë kohë i ka shkuar në zyrë një investitor që i paraqiti projektin e Plaza në truallin e teatrit kombëtar. Ai tha se nuk e lejoni aty ndërtimin e Plaza-s sepse ai truall ishte i teatrit Kombëtar.

Rama hodhi dyshime edhe për pllakat që i janë hequr Piramidës.

Rama: Në atë kohë kur kam qenë kryetar i Bashkisë, kur kam pritur në zyrë një investitor. Një biznesmen që nuk ia përmend emrin sepse nuk jam rrugac. Vetëm rrugaçët e përdorin foltoren për të sulmuar njerëz me emër dhe mbiemër, që janë në punët e tyre si biznesmenë. Ky investitor me një grup gjermanësh kanë ardhur në zyrë dhe kanë paraqitur projektin e Plaza në truallin e Teatrit Kombëtar. Projekti ishte i bukur me bare restorante.

I thash shumë i bukur projekti por këtu do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar. Mund të bëhet te Piramida, por Teatri nuk është plateja, por skena. Teatri që duket është shpeshherë gjysma e teatrit që nuk duket. Piramida nuk e ka këtë mundësi. Megjithatë kjo nuk bëhet i thash.Nuk u bë ajo dhe as ai.

Kur ajo të vijë bashkë me Hamletin ‘të jesh a mos jesh’ në pushtetin e popullit nuk do të ketë mbetur më asgjë. Jo 6 milion euro të investuara pa problem te piramida sepse bijtë e Shekspirit dhe kuritzanet e komedive franceze në atë kohë kishin punë të tjera më të rëndësishme.

U vunë disa shkallë, hekuri nga brenda dhe u zhvesh piramida. Të gjitha pllakat u morën gjatë ndërtimit. Nuk e di tani nëse kanë shkuar për pllaka në banjot në Kodrat e Diellit dhe të hënës, apo në brigjet e Adriatikut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat