Kryemadhi: Të bëjmë një koalicion qytetar kundër Ramës

Shqipëria

Kryemadhi: Të bëjmë një koalicion qytetar kundër Ramës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 00:10
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se duhet të bëhet një koalicion qytetar kundër Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë.

“Unë i bëj thirrje Aleancës për Teatrin, i bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile, ju bëj thirrje dhe ju gazetarëve, organizohuni dhe hajde të bëjmë koalicionin qytetar, që nga marksist-leninistët e deri te legalistët e ballistët dhe të bëhemi të gjithë kundër Edi Ramës, të marrim të gjithë përgjegjësitë tona. Po ju bëj thirrje nga marsksist-leninistët e deri te legalistët, ku hyn brenda dhe PD-ja, dhe republikanët, dhe vetë vendosja, dhe shoqëria civile, dhe ju gazetarët bëni një shoqëri tuajën, shikoni ligjin elektoral dhe hajde bëhemi një koalicion të gjithë bashkë kundër Edi Ramës”.

“Dhe kushtëzojeni politikën shqiptare, me njerëzit tuaj në Parlamentin shqiptar për të bërë Teatrin, për të bërë rrugët që i takojnë Shqipërisë, për të larguar koncesionet, për të rritur pagat, për të përmirësuar ekonominë, për të kthyer mbrapsht ligjin e shpifjes që thotë Edi Rama dhe që ju mbyll gojën të gjithë gazetarëve dhe mediave. Hajdeni dhe e bëjmë. Ama kështu bëj si them unë e mos bëj si bëj unë nuk ka. Ose hajdeni përballuni dhe ju të gjithë, ose mos na bëni moral”, ka thënë Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat