Hajdari: Jam pro sistemit danez, listat e hapura do sjellin një parlament më cilësor

Shqipëria

Hajdari: Jam pro sistemit danez, listat e hapura do sjellin një parlament më cilësor

Më: 22 maj 2020 Në ora: 06:29
Rudina Hajdari

Në lidhje me reformën zgjedhore, Hajdari tha se është pro një sistem danez, pasi ofron mundësi që të mos votohet më vetëm për një sigël partie, por dhe një individi që të përfaqësojë më mirë popullin, kjo do të sjellë dhe një parlament më cilësor.

“Ka sisteme që pas njëfarë kohe e kalojën datën e skadencës dhe është e vështirë të implementohet apo bëhet e shantazhueshme dhe keqpërdoret, prandaj duhet të shkojmë drejt një rrugë për zgjedhje të drejta për qytetarët. Sistemi aktual është ajo që biem të gjithë dakord, që ka shumë probleme dhe nuk mund të rregullohet duke bërë vetëm disa ndryshimeve të vogla si me rritjen e rolit të policisë, apo depolitizimi i administratës zgjedhore. Po jam dakort me një sistem danez sepse është një hap përpara dhe shkojmë drejte asaj që kemi mundësi që të mos votojmë vetëm një sigël partie por dhe një individë në atë listë dhe të jemi në gjendje të zgjedhim kandidatët e duhur për t’iu përgjigjur qytetarit dhe parlamentin do e bënte shumë më cilësor. Do i jap hapësirë dhe personave të tjerë. Unë do i shtrijë dorën gjithkujt që ka dëshirë të çojë përpara misionin tim për ndryshim sistemi. Dhe OSBE tha më herët se është pro listave të hapura, kjo tregon se dhe ndërkombëtarët po sensibilizohen që ndryshimi i sistemit është i duhuri për vendin tonë”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat