Stërvitje në kohë pandemie, Forcat Tokësore përgatiten për misionin e NATO-s në Afganistan

Shqipëria

Stërvitje në kohë pandemie, Forcat Tokësore përgatiten për misionin e NATO-s në Afganistan

Më: 22 maj 2020 Në ora: 10:49
Forcat Tokësore

“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë”, shkroi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka.

Më tej, postimi vazhdon:

“Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.
Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë. #KrenariPërFA?? #NeJemiNATO”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat