Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri: Mos bëni më lojëra, përfundoni Reformën Zgjedhore - Bota Sot
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri: Mos bëni më lojëra, përfundoni Reformën Zgjedhore

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri: Mos bëni më lojëra, përfundoni Reformën Zgjedhore

Më: 22 maj 2020 Në ora: 11:52
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se ka ardhur koha që të mos ketë më lojëra, por të realizohet Reforma Zgjedhore dhe të përmbyllet Reforma në Drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara duan të njëjtën gjë që do dhe populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA. Duam të jeni pjesë të familjes europiane. Nuk mund ta arrini këtë pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra me të cilat mund të bëhet pazar, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra”, tha zonja Kim.

“Është koha të realizohet reforma zgjedhore, siç udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj sikur populli shqiptar dhe SHBA duan”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat