Protesta pa asnjë lajmërim e gjen Bashën me axhendë të planifikuar, mungon në protestë

Shqipëria

Protesta pa asnjë lajmërim e gjen Bashën me axhendë të planifikuar, mungon në protestë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:35
Lulzim Basha

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mban protestën e tretë pas shembjes së godinës disa ditë më parë. Njoftimi për tubimin u bë vetëm 3 orë më parë se njerëzit të mblidheshin në shesh, duke shënuar edhe mungesa të rëndësishme.

Një ndër ta është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka vendosur që të ndjekë axhendën e tij politike duke u shfaqur në “Abc News” për një intervistë.

Nuk dihet nëse Basha do t’i bashkohet protestës ashtu siç edhe ka premtuar pas intervistës, apo nëse do të vendosë që sot të ‘bojkotojë’ për shkak të planeve të paracaktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat