Aktori Bujar Asqeriu mes lotësh: Çfarë përjetova ditën kur u shemb teatri

Shqipëria

Aktori Bujar Asqeriu mes lotësh: Çfarë përjetova ditën kur u shemb teatri

Më: 23 maj 2020 Në ora: 19:51
Bujar Asqeriu

Aktori i njohur, Bujar Asqeriu i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24, ka lënë të kuptohet se është kërcënuar dhe mbajtur larg teatrit, por thotë se shembja e tij ka qënë një goditje e thellë edhe për atë vetë.

“Nuk ka përse i bëj publike gjëra të tilla, nuk kam ardhur këtu të qahem dhe të them se cfarë ka ndodhur. Më vlerëso për mendimet e mia, kam qënë dhe jam konseguent. Ky vend akoma lëngpon, ndërsa ata merren me ato shpritra artistësh, i vranëshpirtërisht jo vetëm artistët por edhe qytetarët. Të mos e harrojnë kurrë, ai nuk ishte teatër, ishte një vend i shenjtë. Zërat e shpirtrave të atyre që kanë punuar në këtë teatër do i ndjekin këta njerëz që e bënë atë gjë….”,- thotë ai ndërsa përlotet.

Asqeriu pranon se ditën kur teatrit iu vu rruspa, ai ka pësuar një problem kardiak.

“Unë u zgjova që në orën 4 e 30, po pickoja vetën, me dukej si një ëndër se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë, si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?! Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mia me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, cfarë do bëja unë… Të nesërmen shkova dhe ju thashë policiëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, cfarë ju bënë ?!”.

Ai thotë ndër të tjera: “Unë kam qënë pro një referendumi ku qytetarët të shpehin mendimin e tyre. Kush është për rikonstruksion dhe ndërtim, kush është për shembjen dhe ngritjen e një të riu, qytetarët të votonin për këto dy momente. Kisha mendimin të fitonim kohë që “Europa Nostra” të merrte masat dhe ta bënte fakt të kryer investimin për ngritjen e teatrit”.

Aktori tha se edhe ai do të firmosë sëfundmi peticionin për ringritjen e Teatrit Kombëtar..
“Po teatri duhet të ngrihet ashtu sic ka qënë edhe duke u zgjeruar pak, edhe duke futur material për ta bërë modern, me ajër të kondicionuar por të ruhet arkitektura që ka qënë”.

Përlotjet e Asqeriut ishin të shpeshta në studio, të tilla ishin edhe ato kur nisi të kujtonte rolet në skenën e atij teatri.

“Kam kaluar 22 apo 23 vite në atë teatër, 18 vite në teatrin e Vlorës pastaj kam ardhur këtu në TK, kam luajtur me aktorët më të mëdhenj. Më vjen shumë keq që thonë ku ka aktorë ai teatër. Ai ka pasur aktorë të mëdhenj dhe ka aktorë të mëdhenj. Ne sot kemi edhe të rinj, vajza dhe djem shumë të talentuar”,- shtoi Asqeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat