Plagoset me armë zjarri 29 vjeçari në Kavajë, 1 i arrestuar

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri 29 vjeçari në Kavajë, 1 i arrestuar

Më: 24 maj 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri tek ish fabrika e letrës, në Kavajë. Për motive ende të paqarta i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale M.XH 29 vjeç i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat