Var veten me çarçaf i burgosuri në Fier, ndërron jetë në spital. Detajet e para

Shqipëria

Var veten me çarçaf i burgosuri në Fier, ndërron jetë në spital. Detajet e para

Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar ka varur vetën me çarçaf në burgun e Fierit. Burime për “Panorama” konfirmojnë se i burgosuri e vari veten në tualetin e paraburgimit.

Mësohet se i burgosuri është shtetasi me iniciale B.Z., banues në Mallakastër, por kishte përfunduar në paraburgim, pasi ishte dënuar për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

Sapo është konstatuar ngjarja e rëndë ka ndërhyrë menjëherë policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht i burgosuri ka ndërruar jetë në spital.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me arsyet që e çuan 51-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat