Mbajti peng për 2 vite shqiptaren në Greqi, arrestohet ‘Përbindëshi i Kavosit”

Shqipëria

Mbajti peng për 2 vite shqiptaren në Greqi, arrestohet ‘Përbindëshi i Kavosit”

Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:46
‘Përbindëshi i Kavosit”

U desh një operacion shpëtimi nga EMAK për të arrestuar grekun e dyshuar si autor të pengmarrjes së një shqiptareje, pasi 47-vjeçari nga vrapimi për t’i shpëtuar policisë ra në një grykëderdhje në thellësi prej 200 metrash dhe për rrjedhojë pësoi lëndime të shumta. 

Disa orë më vonë ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit. “Ne iu afruam vendit ku ishte nga deti dhe pastaj u ngjitëm në kodër. Zona ishte shumë e vështirë dhe u deshën më shumë se dy orë e gjysmë për të shpëtuar 47-vjeçarin,”-tha shefi i shërbimit zjarrfikës së Korfuzit, Nikos Kolovos për APE-MPE.  

Autori i dyshuar gjatë gjetjes  dhe arrestimit  ishte plotësisht i vetëdijshëm, ndërsa thuhet se ka goditur rëndë gjymtyrët dhe belin e tij. Ambulanca u shoqërua nga një forcë e madhe policie, ndërsa operacioni policor që ishte ngritur përgjatë 14 ditëve të nevojshme për ta lokalizuar dhe arrestuar ishte i madh.

Që në momentin e parë, Departamenti i Policisë së Korfuzit, në koordinim e punëve kishte proceduar me një operacion të madh policor, në të cilin morën pjesë grupe oficerësh policie që përfshinë zonën, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, madje edhe në zonat më të paarritshme. Ditët e fundit, në fakt, ata kishin mbledhur informacion të rëndësishëm.

Kërkimi filloi kur partneri i një gruaje 34-vjeçare raportoi para autoriteteve se gruaja ishte zhdukur për rreth dy ditë. Përfundimisht, ajo u vu re në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, dhe raportohet se i tha policisë se ajo ishte e rrëmbyer nga 47-vjeçari dhe ishte mbajtur peng e ishte dhunuar nën kërcënimin për jetën. 

Gjithçka  filloi kur një grua 34-vjeçare me origjinë shqiptare ishte zhdukur për dy vite. Partneri i saj mobilizoi autoritetet dhe gruaja u gjet në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, nga njerëz të Departamentit të Policisë Lefkimmi.  Ajo deklaroi se ishte 47-vjeçari Dimitris Aspiotis, i cili e rrëmbeu, e mbajti peng dhe e kërcënoi me jetën./report tv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat