Lukova e " boshatisur", fshati turistik pa vizitorë e plazhistë këtë fundjavë

Shqipëria

Lukova e " boshatisur", fshati turistik pa vizitorë e plazhistë këtë fundjavë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:07
Ilustrim

Fundi i muajit maj e ka gjetur Lukovën të boshatirus si asnjë vit tjetër nga turistët, veçanërisht ata të huaj. Banorët e zonës shprehen pesimistë se ata do të vijnë këtë verë, ndërsa biznesi ende nuk ka nisur përgatitjet për sezonin.

Një pamje të tillë Lukova nuk e kishte pasur asnjëherë më parë në këtë kohë të vitit.

Në fund të muajit maj fshati turistik duket i lënë në harresë.

Optimizmi i vendasve për një ardhjen e turistëve këtë verë nuk është i madh.

Deri më tani askush nuk ka filluar nga puna.

Në vijën bregdetare plazhi është bosh dhe lokalet e shumta aty janë të shkatërruar nga erërat e forta të dimrit.

Përveç hoteleve dhe lokaleve të goditur ekonomikisht janë, edhe fermerët e zonës, të cilët tregëtojnë produktet e tyre për turistët kryesisht të huaj.

Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së Covid 19, kanë larguar pushuesit nga jugu.

Deri sa plazhet të jenë legalisht të frekuentueshme, Lukova do të duket kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat