Shqipëria hap kufijtë tokësorë me fqinjët nga 1 qershori

Shqipëria

Shqipëria hap kufijtë tokësorë me fqinjët nga 1 qershori

Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:36
Foto

Nga 1 qershori, Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama teksa komunikoi lehtësimin e masave për muajin qershor.

Edi Rama: Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë por duhet të marrim miratim nga vendet me të cilat kemi lidhje direkte të transportit ajror. Nëse nuk biem dakord nuk hapen ato me ne. Shengeni deri në 15 qershor është i mbyllur dhe fluturimet mes vendeve janë të mbyllura për momentin. Virusi nuk ka ikur, është mes nesh. Dhe rreziku i një vale të re është real. Duke nisur nga e hëna 1 qershor do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, apo Maqedonisë së Veriut u bëjmë thirrje për kujdes.

Kryeministri Rama tha se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në Tiranë dhe rrethe, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat