Qershori hap sezonin turistik, me 1 hapen plazhet e hoteleve, me 10 për të gjithë

Shqipëria

Qershori hap sezonin turistik, me 1 hapen plazhet e hoteleve, me 10 për të gjithë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:38
Ilustrim

Muaji qershor do të nisë edhe sezonin turistik. Duke filluar nga 1 qershori do të hapen vetëm plazhet e hoteleve, ndërsa nga data 10 qershor plazhet do të jenë të aksesueshme për të gjithë.

Rama: Ende nuk do të hapen plazhet. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për ti hapur rrugë të keqes. Askush në Europë nuk ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim  sistemin e administrimit të plazheve. Parimin e "rërës së xanun" me çadra do ta ndëshkojmë rëndë.Greqia ka vendosur të hapë plazhet në korrik, të tjerët ende. Nga 1 qershori do të hapim plazhet vetëm për hotelet nga 10 qershori për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat