Nisma më e re e Ramës: Nga tetori, çdo e dielë do të jetë pa makina

Shqipëria

Nisma më e re e Ramës: Nga tetori, çdo e dielë do të jetë pa makina

Më: 25 maj 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Çdo vit me 22 shtator, njerëzit nga e gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu kujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat.

Tirana prej vitesh ka organizuar ditën pa makina dhe pse jo gjithmonë me 22 shtator.

Megjithatë Toka do të merrte frymë thellë për herë të parë gjatë periudhës së pandemisë, me ndalim qarkullimin.

Me lehtësimin e masave në vendin tonë, kufizimi i mjeteve private mbeti vetëm për fundjavën që siç tha kryeministri do të vazhdojë edhe për dy fundjava të tjera.

Por nga ana tjetër ai njoftoi një nismë të rëndësishme. Ai tha se këtë praktikë të fundjavës pa makina do ta kthejë fill pas sezonit turistik.

“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezonit të verës ku çdo të dielë minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat