“Më përdhunuan në burg”, dalin analizat e shqiptarit që e përdhunoi dhe e vrau studenten greke

Shqipëria

“Më përdhunuan në burg”, dalin analizat e shqiptarit që e përdhunoi dhe e vrau studenten greke

Më: 25 maj 2020 Në ora: 23:06
Aleksandër Luca

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me deklaratën e shqiptarit Aleksandër Luca, i cili tha se ishte rrahur dhe përdhunuar në qelinë e burgut.

Ai tregoi se kishte humbur ndjenjat dhe ishte zgjuar pa rroba në një ambjent tjetër të burgut, jo në qelinë e tij.

Aleksandër Luca është dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimin, abuzim seksual dhe vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi.

Mediat greke shkruajnë sot se, gjetjet e ekzaminimit mjeko-ligjor konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë.

Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat