PD e LSI rikthehen në tryezën e reformës zgjedhore, pikat e nxehta të debatit sot

Shqipëria

PD e LSI rikthehen në tryezën e reformës zgjedhore, pikat e nxehta të debatit sot

Më: 26 maj 2020 Në ora: 10:12
Debati "Reforma Zgjedhore"

PD dhe LSI rikthehen sot në tryezën e reformës zgjedhore. Në orën 11:00 mazhoranca dhe opozita brenda e jashtë parlamentare do të ulen sëbashku në tryezën e Këshillit Politik për t’u dakordësuar për çështjet e shumta për të cilat ende nuk është gjendur konsensusi. 

Një nga çështjet që kërkon zgjidhje është ajo e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor. PS nuk e pranon propozimin e PD për të përfshirë në këtë Kolegj gjyqtarë të apelit që janë në sistem, edhe pse nuk e kanë kaluar sitën e vettingut. 

Arsyetimi i mazhorancës është që kolegji zgjedhor të qëndrojë siç është deri në 2022, deri sa të pastrohet sistemi gjyqësor nga të korruptuarit. 

Një tjetër pikë ku palët ndahen është edhe ajo e financimit të partive politike. Të dy draftet si të mazhorancës dhe të opozitës së bashkuar kanë marrë kritika të ashpra nga Këshilli i Europës për mos adresimin siç duhet të rekomandimeve të ODIHR për financimet e partive politike si në kohë normale ashtu dhe në periudhat zgjedhore.

Për këtë çështje ndahet edhe vet opozita e bashkuar, kjo pasi PD kërkon të kufizojë financimet private, ndërsa LSI propozon një sistem miks, të njëjtë me atë të PS.  Gjithashtu pritet që në takimet e radhës opozita jashtëpalamentare të propozojë draftin e saj përsa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim për propozimin e mazhorancës për të krijuar një institucion monokratik. 

Një nga çështjet që i mban palët larg arritjes së konsensusit është edhe ajo për krijimin e një qeverie teknike 6 muaj para zgjedhjeve. Opozita ebashkuar e ka vendosur këtë si një nga ccështjet më prioritare të këtij diskutimi, ndërsa mazhoranca ka refuzuar deri më tani ta marrë në konsideratë. Gjithashtu është ende e paqartë, nëse tëknologjia në zgjedhje do të jetë një projekt pilot apo do të shtrihet në të gjithë territorin. Ndërsa emigrantët edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të votojnë pasi si një elektorat gri, nuk ka vullnet politik për t’i përfshirë ata.

Ndërsa për sistemin zgjedhor, i kërkuar me ngulm nga opozita parlamentare, deri tani nuk ka gjetur dakordësinë e dy partive të mëdha. Edhe pse në këtë pikë ka patur një sugjerim nga SHBA, PD dhe PS mendojnë që kjo shkon përtje këtij komisioni, pasi do të duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe kërkon më shumë kohë si dhe përfshirjen e aktorëve të shumtë politikë dhe teknikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat