“Reforma, Gjiknuri: Shkurtohet periudha zgjedhore, dakordësi për kuotën gjinore dhe financim miks

Shqipëria

“Reforma, Gjiknuri: Shkurtohet periudha zgjedhore, dakordësi për kuotën gjinore dhe financim miks

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:04
Damian Gjiknuri

Pas disa orësh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e mbledhur paraditen e sotme pas kthimit të opozitës jashtëparlamentare.

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës, Damian Gjiknuri, deklaroi se u pranua që periudha zgjedhore të zvogëohet nga 15 prill deri 15 maj dhe nga 15 tetor deri në 15 nëntor.

Sipas tij, kjo është kërkesë të kahershme, sidomos e industrisë turistike, ku fushatat ndërhynin, por tha se është periudhë e mirë për zgjedhjet, pasi klima është shumë e mirë dhe ndikohet më pak nga flukset migratore.

“Ramë dakord për parimin e kuotës gjinore, në mënyrë që 1 në 3 emra të jetë femër, shoqëruar edhe me sanksione për shkeljet, por që po diskutohen. Ramë dakord edhe për financim miks, ku një pjesë do jetë nga paraja publike, qeveria dhe pjesa tjetër donacione private, duke e ulur raportin ndjeshëm por po diskutohet dhe qeveria do shtojë vlerën e financimit publik, ka ende çështje që na ndajnë, por kapitulli i financimit të fushatës ka marrë drejtim”, u shpreh Gjiknuri.

Mbledhja e radhës e tryezës për reformës, u caktua pas dy ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat