E vështirë, por do transformojë sistemin”/ Rama: Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona

Shqipëria

E vështirë, por do transformojë sistemin”/ Rama: Do ta ndërtojmë HEC-in e Skavicës me forcat tona

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas shpalljes së fituesit për ankandin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, ndër të tjera tha se do të ndërtohet shumë shpejt Skavica.

Skavica do jetë një vepër e vështirë, por do të jetë madhështore dhe mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit, tha kryeministri.

“HEC-i i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Qeveria po sheh mundësinë për një investim të madh të huaj në energjinë me erë. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim.

Projekti do jetë shumë shpejt në realitet. Faleminderit atyre që bënë të mundur këtë projekt. Falënderoj ministren dhe ndihmëset e saj, falënderoj edhe sipërmarrësit e huaj për ndihmën e pakursyer”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat