Infermierja infektoi me Covid 13 kolegë, Pipero: I sugjeruan izolimin, nuk e zbatoi këshillën

Shqipëria

Infermierja infektoi me Covid 13 kolegë, Pipero: I sugjeruan izolimin, nuk e zbatoi këshillën

Më: 27 maj 2020 Në ora: 23:29
Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur këtë mbrëmje në ‘Open’ në lidhje me numrin relativisht të lartë të të infektuarve me Covid ditët e fundit.

Pipero foli dhe për rastin e një infermiereje, e cila infektoi 13 kolegë të saj në QSUT-në e Tiranës.

 “I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën”, u shpreh mjeku Pipero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat