63 ditë me COVID-19/ Deputeti Alimadhi ende i sëmurë: Jam akoma me oskigjen, 30% e mushkërive nuk funksionojnë mirë

Shqipëria

63 ditë me COVID-19/ Deputeti Alimadhi ende i sëmurë: Jam akoma me oskigjen, 30% e mushkërive nuk funksionojnë mirë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 06:28
Adreatik Alimadhi

Deputeti Adreatik Alimadhi në Open ka bërë me dije se ka plot 63 ditë që është i sëmurë nga CoVid-19.

“Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe kam 14 ditë në shtëpi”.

Ai shprehet se nuk e di se nga ku mund të jetë infektuar pasi personat që ka takuar kanë qenë të shumtë.

“Kam takuar shumë njerëz rrugës për shtëpi dhe nuk e di se kush është kontakti i parë nga i cili e kam marrë”.

Alimadhi është shprehur se akoma vazhdon të jetë me oksigjen.

“Kam bërë skanerin dhe ka dalë që 70% e mushkërive funksionojnë mirë, jam akoma me oksigjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat