“Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare”, Tritan Kalo apel të fortë: Koha kërkon nga drejtuesit e këtij vendi…

Shqipëria

“Populli është drobitur nga zhagitja 30-vjeçare”, Tritan Kalo apel të fortë: Koha kërkon nga drejtuesit e këtij vendi…

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:43
Tritan Kalo

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo me një mesazh të fortë në adresë të politikës së vendit, thekson se populli është “drobitur nga zhagitja 30 vjeçare PSEUDO-DEMOKRATIKE”.

Kalo thekson në facebook se “Kohët covidiane” ishin, janë dhe do të mbeten kohë SFIDASH me të panjohurën por jo të pamposhtshmen.

Nje apel direkt e ka per drejtuesit e vendit. “KOHA kërkon nga DREJTUESIT e këtij vendit një VLERËSIM real moralo-monetar të asaj, që MANTELBARDHËT ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e SHËNDETËSISË Publike apo jo Publike”- thekson ai.

Mesazhi i Kalos

MENDIMI i paraprin VEPRIMIT….KURRË mos përllogarit si përparësi përftimin tënd prej tyre, POR vetëm e vetëm përftimin socio-ekonomiko-politik të një populli e të një vendi, të drobitur nga zhagitja 30 vjeçare PSEUDO-DEMOKRATIKE….PPP-ja e vetme në DEMON-KRACINË tonë e njohur dhe e mbështetur fuqimisht nga unë ishte, është dhe mbetet: “Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi.”….Të dalësh në ekrane apo të shkruash në portale apo në shtypin e shkruar duke përsërisëtitur atë çka të tjerët kanë shprehur mbi një dukuri shoqërore, politike apo profesionale, pa “e kriposur” këtë me ide dhe mendime të tuat, tingëllon si një përsëritje jo e keqe e tyre, POR në perceptimin tim gjurmëzimet në kujtesën shoqërore, që ato lenë për ty si individ socio-profesional, janë të sipërfaqëshme dhe shpesh jo shumë bindëse….”Kohët covidiane” ishin, janë dhe do të mbeten kohë SFIDASH me të panjohurën POR jo të pamposhtshmen….

NDOSHTA këto mendime dhe veprime të tuat disa herë nuk mirë-përceptohen si dhe sa duhet, POR ajo që ka më shumë rëndësi është gjurma/impakti që ato lenë në mbrothësimin shoqëror, shëndetsor, ekonomik apo politik të vendit…Kohë të tilla vunë në pah jo pak vanitete e protagonizma të rremë, POR ato njëkohësisht ngulitën në kujtesën e popullit punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e heronjve të vërtetë të rrethanave të tilla jo të kërkuara, por veçse të imponuara nga koha….UNË në këto raste vlen shumë pak para përemrit NE, sepse vetëm e vetëm puna dhe shpirti i një bashkësie profesionistësh e bën diferencën mbi unin protagonist jo meritor.….KOHA kërkon nga DREJTUESIT e këtij vendit një VLERËSIM real moralo-monetar të asaj, që MANTELBARDHËT ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e SHËNDETËSISË Publike apo jo Publike….KURDOHERË edhe në “Kohët jo Covidiane” në Bashkëpunim dhe në Mirëkuptim me JU, Bashkëqytetarë të këtij vendit të begatë, NE do ja dalim mbanë….Ju duam, Ju respektojmë dhe Ju morëpresim në çdo kohë, NËSE ju nevojitet ndihmesa jonë…PARA nesh kemi VERËN plot diell e ngrohtësi…Le të depërtojnë ndërkohë edhe në mendimet e në shpirtërat tanë sa më shumë Diell e Ngrohtësi!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat