Edhe 3 ditë, Yuri Kim takim me Këshillin Politik për reformën zgjedhore

Shqipëria

Edhe 3 ditë, Yuri Kim takim me Këshillin Politik për reformën zgjedhore

Më: 28 maj 2020 Në ora: 09:28
Foto

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga afati i mbylljes së reformës zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim vijon takimet intensive me secilin nga përfaqësuesit politikë.

Burmiet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se Kim është takuar me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërkohë pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.

Temë e diskutimit mendohet të jetë çështja e reformës zgjedhore, ku ambasadorja ka kërkuar përfundimin e saj brenda datës 31 maj.

Sot në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat