Cakaj priti në takim dy ministrat austriakë, shprehu mirënjohjen për ndihmën ndaj Shqipërisë

Shqipëria

Cakaj priti në takim dy ministrat austriakë, shprehu mirënjohjen për ndihmën ndaj Shqipërisë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:18
Gent Cakaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler.

“Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare. Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023”, është shprehur Cakaj.

“Po ashtu, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19”.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat