Rudina Hajdari depoziton në Kuvend projekt-ligjin në lidhje me referendumet

Shqipëria

Rudina Hajdari depoziton në Kuvend projekt-ligjin në lidhje me referendumet

Më: 28 maj 2020 Në ora: 17:37
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj në lidhje me referendumet.

Projekt-ligji mban datën 26 maj 2020 dhe i drejtohet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

“Bazuar ne nenin 81, pika 1 te Kushtetutes, dhe ne nenin 68 te Rregullores se Kuvendit, ne cilësinë e deputetit te Grupit Parlamentar "Demokrat", Ju depozitoj për shqyrtim dhe miratim ne Kuvend nismën ligjore: "Për Referendumet" – shkruhet në projekt-ligj.

Sipas Hajdarit, një ligj i tillë do t’i japë më shumë fuqi zgjedhjeve në vendimmarrje.

“Ligji për referendum u jep mundësi shqiptarëve për vendimmarrje madhore. Po të kishte referendum do ishte në këmbë Teatri sot. Basha të mbështesë propozimet tona, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ligjin për referendumet, se këto kanë të bëjnë më Shqipëri demokratike. Nuk mund të mos shkojë në krahët e Edi Ramës. Këto dy mundësi ka Basha, sistemin e ri dhe ligjin për referendumet, vetëm kështu futemi në Evropë. Nuk është koha të merremi me pazare me marrëveshje. Sot u dakordësua për disa gjëra pa rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat