Jeton në një kabinë elektrike, njihuni me historinë e trìshtë të 77-vjeçares shqiptare

Shqipëria

Jeton në një kabinë elektrike, njihuni me historinë e trìshtë të 77-vjeçares shqiptare

Më: 29 maj 2020 Në ora: 07:47
Violeta Mita Bejleri

Violeta Mita Bejleri është 77 vjeç, dhe 23 vitet e fundit të jetës së saj i ka kaluar në një kabinë elektrike. Në një intervistë për emisionin “Rreze dielli”, ajo tregoi historinë e saj prékëse, sesi kishte mbetur pa shtëpi për shkak të firmave piramidale, por kishte krijuar atë oazin e saj, ku jeton edhe sot e kësaj dite.

Pasioni për të bukurën është ai që i ka dhënë fòrcë Violetës, e cila njihet edhe si zonja e kapeleve, falë koleksionit të veçantë që zotëron. Jeta e saj ka kaluar në një kabinë elektrike, midis telave dhe kabllove të rrymës elektrike dhe këshilla e vetme që 77-vjeçarja ka për të gjithë ata që e dëgjojnë është, që të mos e shisni kurrë shtëpinë tuaj.

“Ishte ai viti, që do thosha Marsi i thyér, i gjàkosur i vitit 97’ …..dhe si të gjithë për të rregulluar fëmijët, se me fëmijët jeta merr kuptim. Mirëpo për ata fëmijë bëmë atë gabim. E shitëm shtëpinë, mirëpo firmat u mbyllën, i dërguam në një firmë dhe tani që të merrnim dhe t’i rregullonim me shtëpi të dy djemt, këtu e kishim hàllin. Mirëpo hùmbën sepse ishte fundi, kështu që kanë qenë ditë pa ngjyra. Mendoja t’i jepja ndonjë rreze dielli sepse ishte e vështirë me qìra. Unë në pension ndërsa im zot vazhdonte punë por ishte e vështirë sepse djali ishte akoma student në konservator. Të rrije me qìra ishte e pamundur, pastaj u krijua mundësia, ajo që them unë që më e mira do bëhët. Im zot punonte në elektrik, ishin liruar këto kabinat, por ki parasysh si ishte një kabinë ku ka një transformator gjigand. E kishin hequr atë, por ishte…. megjithatë unë i hyra e pastrova vet. Edhe pasaj tërë kohën e rregulluam, pastaj gjithnjë mendoja se ka lartësi, që kjo duhet të mbushet që të ketë dritë, që mua sa herë të hy të ndiehem mirë, të kem një dhomë të madhe dhe të shuaj atë pjesë jete, por nuk shuhet…por e dhìmbshme. Ne aty kemi 23 vjet”, shprehet ajo, raporton Report TV.

23 vite nuk janë pak dhe sigurisht që Violeta e ka ëndërruar një shtëpi të bukur për familjen e saj, por mundësitë ekonomike e lanë të jetonte aty në kabinë.

“Ishte e pamundur, mundësitë ekonomike nuk na lanë në mënyrë absolute. Doli edhe im zot në pension dhe e pamundur. Shtëpia është jetë. Unë dua të dal në një mal të lartë dhe të them O njerëz ju lutem mos bëni gabim mos e shisni kurrë shtëpinë. Ore s’ka rëndësi boll ta kesh një shtëpi. Fjala vjen në mënyrë figurative, do dal të lyp, por do të ha në shtëpi, ku ta ha? Me shtëpinë mos bëni shaka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat