Reforma Zgjedhore/ Kompromisi duket larg. PD e kushtëzon me "teknologjinë", në tryezë propozimi i ri

Shqipëria

Reforma Zgjedhore/ Kompromisi duket larg. PD e kushtëzon me "teknologjinë", në tryezë propozimi i ri

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:41
Damian Gjiknuri

Sërish nuk prodhoi dakordësi tryeza me dyer të mbyllura e këshillit politik për reformën zgjedhore. Thika që ndan kompromisin është implementimi i teknologjisë në zgjedhje. PD e kushtëzon konsensusin për pikat e tjera të reformës me identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme që të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe pilotimin e votimit elektronik.

Teknologjia -  Pas gati 3 oresh diskutime me dyer të mbyllura, (ora 11.45- 14: 30) Këshilli Politik ndërpreu diskutimet për të vijuar në një moment të dytë pa caktuar orë apo datë se kur, ndërkohë përfaqësuesit politikë të maxhorancës, opozitës por dhe LSI-së pasi dolën nga Pallati i Kongreseve dhanë qëndrimet e tyre.

Ored Bylykbashi: Teknologjia e identifikimit biometrik është e gatshme e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme. Është e mundshme për tu zbatuar. Ne kemi pranuar që në të gjithë këtë propozim të ecet me identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë duke lënë mundësinë e pjesshme për pjesën tjetër. Kështu që kjo do të ishte pika e kompromisit sa I takon shtrirjes. Përpjekjet e zotit Gjiknuri për tiu shmangur duke bërë pretendime në lidhje me pamundësinë për shtrirje është vetëm që të lihet hapur dera që në ditën e zgjedhjeve një pjesë e madhe e kutive të mbushet nga ata që lejojnë të votohet në emër të emigrantëve kur ata s’kanë ardhur. Të futen vota me votim familjar, pa ardhur pjesëtarë të familjes në qendër votimi të votohen me kartë identiteti të falsifikuar apo në fund të ditës të mbushin kutinë në mënyrë kriminale duke hedhur fletë votimi dhe falsifikur vota. Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne sigurisht që procesi zgjedhor është I manipuluar dhe i pamundur që të diskutojmë certifikimin përmes KQZ apo Kolegj Zgjedhor.   

Damian Gjiknuri:“ Në mendimin tim ka disa problem që duhen trajtuar. Jemi dakord ta përfshijmë teknologjinë për identifikimin elektronik. Ne jemi gati por a është e mundur. Hajde të mbledhim ekspertët të na thotë sa kohë duhet të shtrihet teknologjia. Imagjinoni të thuhet që nuk do të bëhet zgjedhje që nuk do të funksionojë teknologjia. Asnjë ngjarje politike e sigurtë nuk mund t’I lihet në dorë teknologjisë.”

Refuzimi edhe sot nga maxhoranca jo vetëm është kundërshtim ndaj një nga cështjeve kryesore të opozitës por bën të pamundur arritjen e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishme si administrimi I zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit. Po ashtu roli që do të ketë në çertifikimin e rezultatit nga Kolegji Zgjedhor."

Qeveri tranzitore - Pike e padiskutueshme për opozitën është dhe qeveria tranzitore.

Oerd Bylykbashi: Qeveria tranzitore eshte kërkesë e padiskutueshme e jona. Për këtë arsye nuk pati dakordësi per paketen e policisë. Çdo pretendim i maxhorancës se ka dakordësi për rolin e policisë në zgjedhje por dhe aspekte të tjera është i pavërtetë pa qenë të dakordësuar edhe për qeverinë tranzitore. Në lidhje me këtë cështje do të vazhdojmë ta kërkojmë

Gjykata Kushtetuese si Kolegj Zgjedhor- PD  shtron në tryezën e këshillit politik një tjetër propozim. Kolegji Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese.

Oerd Bylykbashi:  “Ne bëmë një propozim me Kolegjin Zgjedhor. Sugjerojmë që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa e cila do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve. Pa arritur konsensusin në këtë cështje është e pamundur të shkohet më tej. Nëse PS do të reflektojë dhe të heqë dorë nga taktikat zvarritëse duke pretenduar vetëm zgjidhje të pjesshme të identifikimit të zgjedhësve në mënyrë biometrike në eqndrën e votimit dhe duke lënë hapësirë ëq të manipulohet rezultati dhe gjetjen e një kompromisi mbi këtë I hapet rruga të tjerave  për të cilat ne jemi gati të ecim me dakordësi”

Damian Gjiknuri:  PD propozon që Kolegj Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Ia lamë të diskutojnë ekspertët . Kjo duhet parë. Morëm kohë e ta shikojmë si propozim.

Per KQZ e administraten zgjedhore?

PD eshtë gati të lëshojë pe për kompromis por më parë do garancitë që kutitë nuk mbushen. 

Oerd Bylykbashi: "Pa një dakordësi për identifikimin biometrik që do të pengojë mbushjen e kutive të gjitha dakordesite e tjera nuk kane vlere apo te arrihet kompromis mbi çështjen e administratës zgjedhore. PS e Gjiknuri kanë hapësirë ende të reflektojnë dhe të bien dakord në interes të zgjedhësve shqiptarë dhe jo në interes të kryeministrit për të mbushur kutitë si në zgjedhjet e qershorit 2019

Ndërsa Damian Gjiknuri u shpreh: "Nuk shoh qe PD ka ardhur me ndonje propozim dhe skema aktuale eshte e mirepranuar. Ajo e ndare ne tre trupa, nje organ monokratik"

Ndryshimi i sistemit zgjedhor - Nje temë e tillë duket se nuk është diskutuar fare.Deputetja e opozites parlamentare Rudina Hajdari doli e para nga Pallati i Kongreseve duke u komunikuar gazetarëve se në këtë tryezë nuk ishte folur fare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

"Sistemi do të diskutohet sërish. Do rikthehemi prapë tek ato cështje por dhe për të disktuar sistemin zgjedhor pasi pa ndryshuar sistemin zgjedhor nuk ka marrëveshje të mirëfilltë dhe as reform zgjedhore por vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme të personave që e kanë mbajtur peng këtë vend"  u shpre Rudina Hajdari

Ku u ndane ne takimin e mbremjes se 28 majit -  Edhe në diskutimet 4 orëshe  të mbrëmjes së djeshme u bënë disa hapa të vegjël por palët mbeten të ndarë në përdorimin e teknologjisë në procesin e votimit. Po kështu mazhoranca nuk pranon kërkesën e opozitës për qeveri kujdestare në lidhje me zgjedhjet.

Nuk ka dakortësi për Drejtorin e Policisë dhe teknologjinë

Një pikë që nuk ka marrë dakortësinë e mazhorancës dhe opozitës parlamentare ka qenë propozimi i PD që Ministri i Brendshëm që do të vijë nga qeveria tranzitore duhet të emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Socialistët thonë se për këtë vendim duhen takime të niveleve më të larta.

Sa i takon Kolegjit Zgjedhor dhe administratës zgjedhore, dy pikat e nxehta në diskutimin mes palëve, pritet të vihen pikat mbi 'i' në ditët në vazhdim.

Palët nuk kanë gjetur konsensusin as për futjen e teknologjisë në zgjedhje. Opozita i ka lënë afat mazhorancës deri sot për tu paraqitur me propozim me shkrim ku garanton identifikim biometrik në çdo qendër votimi dhe një pilot të votimit dhe numërimit elektronik.

Pjesë e diskutimeve në tryezën e Këshillit Politik ka qenë edhe sistemi danez i propozuar nga amerikanët.

Këshilli Politik u dakortësua për rolin e prokurorisë, policisë dhe sinjalizuesit në zgjedhje.

U ra dakord për çështjet si më poshtë

Policia në Zgjedhje- Policia do të jetë jashtë qendrave të votimit dhe do të ndërhyjnë në rastet kur është e nevojshme. Gjithashtu do të ketë kamera në qendrat e votimit dhe numërimit.

Prokuroria në Zgjedhje-SPAK do të hetojë shitblerjen e votës, ndërsa prokuroritë e rretheve do të ngrenë grupe të posaçme për krimin zgjedhor.

Sinjalizimi në zgjedhje-Amnistimi i personave që denoncojnë shitblerjen e votave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat