Aksident në Elbasan, furgoni i mallrave përfundon në përrua

Shqipëria

Aksident në Elbasan, furgoni i mallrave përfundon në përrua

Më: 30 maj 2020 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (30 maj) në Mirakë të Elbasanit ndërsa një furgon mallrash ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi.

Mësohet se furgoni me targë AA079NY ka përfunduar disa metra jashtë rrugës në një përrua.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte por edhe lagështira në rrugë.

Policia është nisur për në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat