Sot afati i fundit, mbledhja për reformën zgjedhore shtyhet në orën 19:00

Shqipëria

Sot afati i fundit, mbledhja për reformën zgjedhore shtyhet në orën 19:00

Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pavarësisht se kjo e dielë është afati i fundit për të arritur në një kompromis dhe produkt të ri zgjedhor, palët në këshillin politik kanë rënë dakort që mbledhja të shtyhet me dy orë, nga ora 17:00 në orën 19:00 të pasdites.

Kujtojmë se deri më tani PD-LSI, maxhoranca dhe opozita parlamentare ende nuk e kanë arritur konsensusin në 3 çështje.

Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat