Gjendet trupi i pajetë i një 65-vjeçari që punonte roje në Himarë

Shqipëria

Gjendet trupi i pajetë i një 65-vjeçari që punonte roje në Himarë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë.

Në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Ylli Luçaj, 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.” – njofton policia.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të  Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat