Inertet pas shembjes/ Prej 3 javësh nuk hiqen te Shkëmbi i Kavajës, banorët të shqetësuar

Shqipëria

Inertet pas shembjes/ Prej 3 javësh nuk hiqen te Shkëmbi i Kavajës, banorët të shqetësuar

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Inertet e krijuara nga shembja me shpërthim të kontrolluar e një prej godinave të dëmtuara nga tërmeti, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ndodhen këtu prej 3 javësh.

Ato janë kthyer dhe në një vend për hedhjen e mbetjeve urbane. Banorët janë të shqetësuar për gjendjen e tyre, po dhe të godinave të tjera që rrezikojnë të shemben.

”Të gjithë hedhin mbeturinat këtu. Më mirë të mos e prishnin se e prishën.”

”Mirë që na e prishën po të tërë njerëzit hedhin mbeturinat. Vjen erë e qelbur këtu dhe makinat s’kanë ku kalojnë. Nuk e di ç’do të bëhet? Ai tjetri është gati duke u rrëzuar. T’i heqin. Ç’punë bën bashkia?”

Përveç ndotjes mjedisore dhe imazhit të shëmtuar, këto terrene janë kthyer në të pasigurta për fëmijët e zonës.

”Ndjehem i pasigurt se kolonat janë të shtrembëruara. Mund të bien mbi makina e pallatin tonë.”

”Edhe kur luajmë mund të bjerë ndonjë gurë. Edhe xhamat janë të thyer.”

”Edhe terreni është me gura e mund të rrëshqasim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat