Reforma në limitet e afatit, SHBA bisedë “kokë më kokë” me Gjiknurin e Bylykbashin, takimit i bashkohet edhe Petrit Vasili

Shqipëria

Reforma në limitet e afatit, SHBA bisedë “kokë më kokë” me Gjiknurin e Bylykbashin, takimit i bashkohet edhe Petrit Vasili

Më: 31 maj 2020 Në ora: 21:41
Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës po luajnë një rol të fortë që palët të arrijnë dakortësinë për Rëformën Zgjedhore brenda afatit të zotuar.

Prej orës 20.00  përfaqësuesi i ambasadës Amerikane, i cili merr pjesë në çdo mbledhje të  Këshillit Politik ka ulur veçmas në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve  përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesin e  Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Palët po negociojnë  arritjen e një dakortësie brenda datës 31 maj.  Këto momente burimet bëjnë me dije se takimit i është bashkuar edhe Petrit  Vasili,  negociator i LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat