“Na hap kufijtë o Ramazon, se bota i ka hap”, Rama merr shkas nga Kosova: Mos nxitoni të hani rrena…

Shqipëria

“Na hap kufijtë o Ramazon, se bota i ka hap”, Rama merr shkas nga Kosova: Mos nxitoni të hani rrena…

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:36
Edi Rama

Pas lajmit se Kosova nuk lejon shtetasit e Shqipërisë që të hyjnë pa certifikatën e testimit ndaj COVID-19, ka ardhu edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Përmes Twitter, shefi i qeverisë shkruan:

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo?

E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur!

Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen” – shkruan Rama.

Ditën e sotme udhëtarëve nga Shqipëria u është kërkuar nga pala kosovare që të kenë një certifikatë tamponi ose t’i nënshtrohen një jave karantine. Nga ana tjetër, kamionëve u është vendosur një taksë prej 22 eurosh për dizinfektim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat