“Zgjedhorja”, Opozita e Bashkuar bën kërkesë: Këshilli Politik të mblidhet nesër

Shqipëria

“Zgjedhorja”, Opozita e Bashkuar bën kërkesë: Këshilli Politik të mblidhet nesër

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:19
Selia PD

Palët opozitare që janë pjesë e Këshillit Politik kanë kërkuar që tryeza për Reformën Zgjedhore të mblidhet sërish nesër në orën 17:00.

Më poshtë gjendet kërkesa e përfaqësuesve të opozitës:

Përshëndetje

Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00.

Përfaqësuesit e Opozitës
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat