Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 34 numri i viktimave

Shqipëria

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 34 numri i viktimave

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 22:46
Foto Ilustrim

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e sulmit në zemër nga insuficienca kardio-respiratore.

“I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 34, ndërsa numri i rasteve pozitive në 1 mijë e 143, derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 877./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat