Durrës, i riu sirian gjendet i pajetë në trotuar

Shqipëria

Durrës, i riu sirian gjendet i pajetë në trotuar

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 08:08
Ilustrim

Një i ri sirian është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Durrës. Trupi i viktimës është gjetur rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës, pranë ish-hotel Vollgës.

"Në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull" njofton policia.

Në trupin dhe rrobat e viktimës ka njolla gjaku, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat