Rama para gazetarëve: Duhet të jemi gati për valën e dytë të pandemisë

Shqipëria

Rama para gazetarëve: Duhet të jemi gati për valën e dytë të pandemisë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 11:52
Edi Rama

Pas inagurimit të strukturës së re spitalore për përballimin e situates së Covid19, Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median.

Kryeministri nënvizoi edhe një herë se virusi nuk ka ikur prandaj po merren të gjitha masat.

"Virusi ende nuk ka ikur është ende këtu. Duhet të jemi gati për një valë të dytë.  Ky spital u bë gati për të qenë pjesë e frontit të përballjes nëse do na duhet të përballemi me flukes ëq kalojnë kapacitetet e spitaleve që janë përgatitur për të përballuar luftën e COVID-19"

Rama tha se në vitin 2021 pret rikthim të plotë të parametrave ekonomik.

"Ne do të arrijmë të rezistojmë mirë deri në fundin e këtij 4 mujori të dytë të vitit. Katër mujorin e tretë do të shohim rikthimin e parametrave të ekonomisë dhe do të marrim vrull për rikthimin përtej të gjithë këtyre pasojave në vitin 2021 ku presim rikthimin e plotë të parametrave." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat