Remonte në Tiranë, ja zonat që nuk do të kenë energji elektrike nesër

Shqipëria

Remonte në Tiranë, ja zonat që nuk do të kenë energji elektrike nesër

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:01
Ilustrim

Për shkak të remontit të planifikuar në një nga fiderat e nënstacionit Valias, në datën 3 qershor gjatë intervalit kohor 09:30-14:30 do të stakohet energjia elektrike në Bërxullë dhe Domje të Tiranës.

Po nesër, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të kryhet remont në një prej fiderave të nënstacionit Kinostudio.

Sipas OSHEE pa energji do të mbetet pjesërisht zona e Tufinës, fshatrat Tujan, Ferraj.

Ndërsa në orën 09:00-15:00, në datën 3 qershor, do të kryhet remont në një prej fiderave të nënstacionit Ndroq dhe pa energji do të mbeten zonat Ndroq, Pinet, Callnet, Cala Bërzez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat