Reforma zgjedhore, Kola: Nuk garantohet vota e lirë nga ky Këshill Politik - Bota Sot
Reforma zgjedhore, Kola: Nuk garantohet vota e lirë nga ky Këshill Politik

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Kola: Nuk garantohet vota e lirë nga ky Këshill Politik

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 23:52
Vehap Kola

I ftuar në emisionin Tempora, lektori Vehap Kola tha se nuk do të ketë një zgjidhje nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore dhe se nuk do garantohet vota e lirë.

Vehap Kola: ''Unë nuk mendoj se do të kemi një zgjidhje ose do të garantojmë votën e lirë nga Këshilli Politik. Qëllimi i opozitës është të ulet dhe të justifikojë veten para ndërkombëtarëve. Ne bëmë atë që na takonte, Rama do të bëjë reformën që dëshiron. Është e kotë që dikush të presë që do bëhet reformë me konsensus, apo reformë e mirë, është pritshmëri e gabuar, nuk do përmbushet.''

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat