“S’kemi akoma një listë të kuqe”/ Klosi flet për turizmin pas koronavirusit: Brenda dy javëve priten turistët e parë

Shqipëria

“S’kemi akoma një listë të kuqe”/ Klosi flet për turizmin pas koronavirusit: Brenda dy javëve priten turistët e parë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 08:03
Ilustrim

Ndërsa situata e krijuar nga COVID -19 ka prekur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, sytë janë nga turizmi, si nj sektorët me potencialin më të lartë të rikuperimit. Por nga ana tjetër, paqartësia me lëvizjet dhe hapjen e kufijve ende krijon probleme për zhvillime në këtë sektor. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Ministri i Turizmi Blendi Klosi tha se po diskutohet dhe negociohet me vendet kufitare për të parë mundësitë e lëvizjes, ndërsa u shpreh se brenda dy javëve të ardhshme priten turistë që të mbërrijnë në vend me fluturime charter.

“Nga Polonia, Ukraina, Bjellorusia besoj do të kemi turistë brenda këtyre dy javëve të para”, tha Klosi.

Ministri Klosi tha megjithatë se për shkak të situatës së krijuar, ka një stepje të njerëzve për të lëvizur. Nëse do të pranohet të hapim edhe detin ashtu siç hapëm tokën, pra turizmin që na vjen nga tragtet? “Ne turizimin nga toka mund ta marrim, por a do të lëvizin njerëzit. Ka një stepje të njerëzve për të lëvizur dhe një kërkesë të lartë të turistëve për të lëvizur me tokë”, tha Klosi.

I pyetur nëse ka Shqipëria një listë të vendeve të kuqe, nga të cilat nuk do të lejohen hyrjet në vend, Klosi tha: “Një listë e kemi në negocim. Ne akoma nuk kemi listë të kuqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat