“Kanë rënë dakord për…”/ Hajdari: Çfarë diskutuam 9 orë në rezidencën e ambasadës amerikane - Bota Sot
“Kanë rënë dakord për…”/ Hajdari: Çfarë diskutuam 9 orë në rezidencën e ambasadës amerikane

Shqipëria

“Kanë rënë dakord për…”/ Hajdari: Çfarë diskutuam 9 orë në rezidencën e ambasadës amerikane

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 08:15
Rudina Hajdari

Për 9 orë, 4 parfaqësues politikë së bashku me 3 ambasadorë, u ngujuan në bisedime për të arritur marrëveshje për reformën zgjedhore. Por sërish nuk pati asgjë konkrete, ndërsa është caktuar që nesër të ketë një takim tjetër.

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, është shprehur se negociatat mes palëve janë ende të hapura.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për çfarë nuk bien dakord palët, ajo tha se diskutimet kanë ngecur tek administrata zgjedhore.

“Jemi në mes të një negociate. Administratën zgjedhore e kishin si çështjen më kyç në këtë gjë. Mazhoranca qëndron për depolizitimin e plotë, ndërkohë PD e do të pjesshëm, palët nuk bien dakord si do ta zgjidhin këtë çështje. Kanë rënë dakord për identifikimin biometrik. Administrata zgjedhore është një çështje e rëndësishme dhe palët nuk luajnë nga vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë shtytës. Nuk të toleron njeri aty brenda të bësh deklarata politike”.

Sa i përket ndryshimit të sistemit politik, Rudina Hajdari thotë se asnjë nga partitë PS-PD-LSI nuk është e interesuar për ta ndryshuar.

“Sa i përket sistemit, insistova deri në fund të diskutonim për këtë çështje. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit. Në tryezë mundohen ta shmangin. Sistemin zgjedhor mundohen ta shmangin. Jam munduar që në çdo pikë të gjej pikë konsensusi me ta, por nuk duan. PS thotë e diskutojmë në fazë të dytë, PD nuk do, LSI nuk është shprehur fare. Jam munduar që t’i bind me argumente”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat