Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës në shërbim të interesit të shtetit të tyre

Shqipëria

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës në shërbim të interesit të shtetit të tyre

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 18:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re në Kosovë me kryeministër Avdullah Hotin.

Përmes një postimi në Twitter, Rama kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.

''U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat